Degët e sigurta për një vend në universitet

Cilat janë degët që duhet të përzgjidhni, nëse rezultatet në Maturën Shtetërore nuk kanë qenë të kënaqshme. Nëse në provimet e Maturës Shtetërore nuk dilni aq mirë sa prisnit apo edhe nëse mesatarja juaj nuk është e kënaqshme, kjo nuk do të thotë që keni mbetur pa shkollë. Krejt e kundërta, në dy vitet e fundit të maturës, më të dobëtit e këtij institucioni e gjetën një vend në universitet, në ndryshim nga shumë të tjerë që kishin rezultate të mira, dhe kjo për një fakt të thjeshtë: zgjedhjen e duhur të degëve në formularin A2.

Në disa degë universitare, hyrja është e sigurt. Kështu, nëse do të aplikoni për Gjuhë Angleze, Biologji-Kimi në Universitetin e Gjirokastrës, Gjermanisht në atë të Elbasanit, Matematikë në Vlorë apo Hortikulturë e Teknologji të Prodhimit Bimor apo edhe Matematikë-Fizikë në Korçë, pranimi juaj në universitet është pothuajse i sigurt. Kjo, pasi gjatë viteve të kaluara, në këto degë nuk është arritur të plotësohen asnjëherë kuotat e vendosura në dispozicion nga qeveria, duke bërë që të hyjnë edhe maturantë që kanë marrë më pak se 4 në provimet me zgjedhje (çka ka ndryshuar këtë vit).

“Maturashteterore.com” boton degët që cilësohen “të sigurta” nga specialistët për të mundësuar një vend universitar, në rastin më fatkeq, pra që nuk arrini degët që dëshironi. Këto degë (më saktë dy ose tri prej tyre) sugjerohen nga specialistët që t’i rendisni në fund të dhjetëshes së degëve që duhet të përzgjidhni në formularin A2.

Në renditjen e mëposhtme kemi përzgjedhur 20 degët, nga më “e sigurta” në atë që duhet të përzgjidhet nga maturantë që mesatarja e kalon pesën. Megjithatë, nëse koeficientët tuaj janë maksimalë për degët e mëposhtme, hyrja në njërën prej tyre konsiderohet e sigurt nga specialistët, të pyetur nga “Maturashteterore.com”.

Në listën e 20 degëve të gjitha janë degë të universiteteve të rretheve, ku si çdo vit kërkesat janë më të pakta dhe nga maturantë që nuk kanë mesatare të lartë. Për sa u përket tri universiteteve kryesore të Tiranës, degët më pak të preferuara, por njëkohësisht më “të sigurta” janë Zootekni e Biznes Blegtoral në Universitetin Bujqësor, Gjuha Turke në Universitetin e Tiranës dhe Inxhinieri Materiale tek Politekniku, ku pranimi për këtë vit pritet të jetë me nota mesatare të të gjitha provimeve të maturës, përfshi edhe mesataren e shkollës së mesme 5, 5.5 dhe 6 përkatësisht, nëse keni koeficientë maksimalë.

U. I GJIROKASTRËS Gjuhë Angleze 1464
U. I GJIROKASTRËS Biologji-Kimi 1815
U. I ELBASANIT Gjermanisht 1999
U. I VLORËS Matematikë 2002.6
U. I KORÇËS Hortikulturë 2008.5
U. I KORÇËS Teknologji e Prodhimit Bimor 2020
U. I KORÇËS Matematikë – Fizikë 2083.2
U. I SHKODRËS Gjermanistikë 2109
U. I GJIROKASTRËS Matematikë-Informatikë 2163
U. I KORÇËS Agroushqim Inxh. Agronom 2217.5
U. I SHKODRËS Frëngjisht 2231.1
U. I GJIROKASTRËS Gjuhë Italiane 2320
U. I GJIROKASTRËS Cikli i Ulët Parashkollor 2437
U. I GJIROKASTRËS Matematikë-Fizikë 2498
U. I GJIROKASTRËS Gj. Letërsi dhe Qytetërim Grek 2608
U. I ELBASANIT Frëngjisht 2619.1
U. I KORÇËS Matematikë – Informatikë 2819
U. I GJIROKASTRËS Cikli i Ulët 3021.2
U. I VLORËS Teknologji informacioni 3072.5
U. I VLORËS Inxhinieri Navigacioni

3170.7

Tagged , , , , , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply