Etapat e Maturës Shtetërore

Rregullorja

Pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, në lidhje me procedurat dhe datat e regjistrimeve që ka dal në fillim të shkurtit botohet edhe rregullorja e Maturës Shtetërore. Në edicionet e mëparshme të Maturës Shtetërore, rregullorja ka pasur çdo vit ndryshime të vogla, por në thelb ka qenë e njëjtë.
Në të përcaktohen rregullat e provimit, mënyra se si duhen plotësuar tezat, përqindja e pyetjeve me zgjedhje dhe me zhvillim, ato çka nuk duhet të bëjë maturanti gjatë provimit, të drejtat e tij dhe detaje të tjera, që përbëjnë në vetvete mekanizmin funksionues të Maturës Shtetërore. Rregullorja bëhet publike në të gjitha shkollat e mesme të vendit, si edhe në media dhe përmban gjithashtu edhe datat e provimeve të detyrueshme dhe të provimeve me zgjedhje.

 Programet orientuese

Në fund të muajit shkurt, Ministria e Arsimit ka bërë publike edhe programet orientuese për të gjitha lëndët që mund të jepen provim në Maturën Shtetërore. Këto programe orientuese përmbajnë të gjitha mësimet nga ku mund të ketë pyetje në provimet e detyruara, ose ato me zgjedhje të maturës, si edhe kapitujt që nuk jenë pjesë e provimeve.
Programet orientuese janë të ndara, jo vetëm sipas lëndëve, por edhe sipas profileve të shkollave. Kështu, maturantët e një shkolle të mesme të përgjithshme shkolle të mesme tekniko-profesionale, apo shkolle artistike, kanë programe të ndryshme orientuese, pasi kenë edhe provime të ndryshme gjatë Maturës Shtetërore.

 Formulari A1

Muaji mars është edhe muaji i vendimeve të mëdha. Në fillim të këtij muaji deri në mes të tij, shpërndahet për plotësim Formulari A1, që shërben për të përcaktuar lëndët që maturanti zgjedh për të dhënë provim. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpërndajë në të gjitha shkollat e mesme të vendit formularët, të cilët pasi të plotësohen, rigrumbullohen në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve në Tiranë, për t’u hedhur në bazën e të dhënave. Në këtë formular përcaktohen lëndët me zgjedhje që japë maturanti, të cilat janë dy. Vitet e kaluara është kthyer në traditë, që lënda më e preferuar të jetë anglishtja, pasi ka pasur koeficiente maksimale për të gjitha shkollat e larta. Këtë vit janë lëndët e thelluara ato me koeficientë maksimal, ndonëse edhe anglishtja ka koeficientë sërish të lartë. Ndërkohë, maturantët nuk kenë mundësi për dublikatë, në rast se plotësojnë gabim Formularin A1, e për këtë arsye, ata kenë mundësi të provojnë në fotokopje të formularëve, përpara plotësimit përfundimtar.

 Koeficientet

Fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill është një tjetër etapë e rëndësishme për maturantët. Kjo, pasi ata mësojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët duhet të plotësojnë Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve të detyrueshme.
Specialistët shprehen se maturantët duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e lëndëve me zgjedhje dhe degëve ku konkurrojnë, pasi nëse zgjedhin degë dhe fakultete që nuk kanë koeficiente maksimale, kanë shumë më pak shanse për të fituar. Në disa raste këto shanse janë zero, sipas tyre, sidomos kur një maturant që përzgjedh lëndë natyrore tenton të fitojë një shkollë shoqërore, ose anasjelltas.

 Guida dhe degët e veçanta

Në muajin maj shpallet Guida e Maturës Shtetërore, që përmban të gjitha të dhënat e maturantëve, rregulloret, udhëzimet, koeficientet dhe detaje të tjera, e që shpërndahet në çdo shkollë të mesme në vend. Kjo guidë përbën një bazë reference për të gjithë maturantët, në mënyrë që të kuptojnë mënyrën e funksionimit të Maturës Shtetërore, për të mos pasur probleme gjatë procedurave të provimeve.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë bëhen të ditura edhe kriteret e shkollave, përveç rezultateve të Maturës, kanë edhe konkurse të veçanta. Kështu, Arkitektura, Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve dhe Universiteti Ushtarak “Skënderbej” bëjnë të ditur se cilat janë kriteret shtesë që nevojiten për pranimin e studentëve të rinj.

 Formulari A2

Pas kësaj etape maturantët duhet të plotësojnë Formularin A2. Në këtë formular përcaktohen 10 degët ku aplikon maturanti në rend numëror. Koeficientet dhe rezultatet e provimeve të detyruara janë elementet kryesore që duhen marrë parasysh gjatë plotësimit të formularit.
Formulari A2 shpërndahet në të gjitha shkollat e mesme në fund të muajit maj dhe afati i plotësimit të tij është një javë. Nëse maturantët nuk plotësojnë këtë formular, ata automatikisht nuk përfshihen në konkursin për shkollat e larta publike në vend, por gjithsesi kenë mundësi të japin provimet me zgjedhje.

 Provimet e detyrueshme

Muaji korrik jetë edhe vendimtar për maturantët. Javën e fundit të qershorit, të gjitha shkollat duhet të zhvillojnë konsultime me të gjithë nxënësit për dy provimet e detyruara dhe po aq me zgjedhje. Këtë vit, duke qenë se të gjitha provimet jepen në një ditë, konsultimet bëhen të grupuara sipas lëndëve që kanë përzgjedhur nxënësit. Provimet bëhen në datat e caktuara dhe rezultatet dalin një javë më pas.

Këto provime përmbajnë 20 pyetje të përzgjedhura nga fondi i përgjithshëm i pyetjeve për provimet e Maturës Shtetërore. Testet me zgjedhje jenë nga lëndët e përcaktuara në Formularin A1.
Për çdo maturant, i cili është i pakënaqur me rezultatet e tij të maturës, ai ka mundësi që të marrë provimin e tij. Sipas Maturës Shtetërore, çdo pjesëmarrës në provimet shtetërore si ato me zgjedhje dhe ato me detyrim, pas shpalljes së rezultateve të provimit, ka të drejtë të kërkojë një kopje të testit që ai ka zhvilluar, me rezultatet përkatëse të vlerësimit. Për të marrë kopjen e testit të zhvilluar, maturantët duhet që brenda 7 ditëve pas shpalljes së rezultateve të provimit të paraqesë para Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore një kërkesë.
Pas shpalljes së rezultateve të provimeve dhe renditjes së maturantëve sipas degëve dhe preferencës së tyre, përfundon Matura Shtetërore dhe nis procedura e regjistrimit.

Bookmark the permalink.

Comments are closed.