Rritja e dollarit

Vizitoret ne Amerike kete vere do kuptojne se shumat e parave te perdorura ne pushimet e meparshme nuk do jene me te mjaftueshme. Dollari eshte rritur ne raport me nje game te gjere monedhash. Nje dollar ne rritje eshte dicka shume e rralle. Qe nga shpallja e kembimit valutor nga Bretton Woods kater dekada me pare, dollari kryesisht ka rene ne krahasim me monedhat e tjera. Por gjerat po ndryshojne.
Parashikimet per rritjen e dollarit jane sinjalizime nga Rezerva Federale, te cilat synojne ulje ne blerje obligacionesh duke filluar nga Shtatori. Norma e kthimit e investimeve ne Bono Thesari eshte rritur ne 2.6% nga 1.6% ne Maj te ketij viti. Kjo nrome ne rritje ben qe te kete investime te shumta te vendeve te riskuara ne Amerike, duke fuqizuar dollarin.
Shkaku kryesor i kesaj rritjeje te dollarit eshte fuqizimi i ekonomise amerikane. Bankat jane cliruar nga kredite negative hipotekare, tregu I pasurive te patundshme po rimekembet, tregu I punes po rritet gradualisht. GDP eshte rritur ne nje menyre modeste. FMN-ja kete jave ka parashikuar se ekonomia amerikane do rritet me 2.7% vitin tjeter. Ky mund te konsiderohet nje boom. Por nuk mund te thuhet e njejta gje per vendet e tjera te pasura si Anglia dhe Japonia. Eurozona eshte ne recesion.
Mario Draghi, president i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), tha më 4 korrik se banka synon te mbaje normat e saj kryesore te interesit ne « nivelet aktuale ose te ulta per nje periudhe te zgjatur kohore ». Kjo ishte hera e parë që BQE-ja kishte dhënë udhëzime të qarta për rrugën e ardhshëm të normave të interesit. Kjo erdhi menjëherë pas një deklarate nga Banka e Komitetit te Politikave Monetare ne Angli, guvernatori i se ciles tha se ekonomia britanike ishte ende shumë i dobët për të garantuar rritje në normën bazë të interesit të nënkuptuara nga rritjet e fundit në normat afatgjata te kthimit të letrave me vlerë.
Udhezimet e Sistemit Federal te Rezervave ne lidhje me blerjet e bonove te thesarit jane ato qe sollen keto rendimente ne Europe. Shtrirja e politikave monetare ne Amerike dhe Europe jane ne rruge te ndryshme dhe kjo eshte mjaft e qarte, Hendeku transatlantik i normave te interesit te tregut ka te ngjare te zgjerohet. Dollari do rritet me tej.

Dollar

Gratë më të fuqishme në botë

Forbes, ashtu si çdo vit, ka publikuar listen me 100 femrat me te fuqishme ne bote.
1. Angela Merkel, Kancelare e Gjermanise
2. Dilma Rousseff, Presidente e Brazilit
3. Melinda Gates, bashkekryetare e fondacionit Bill&Melinda Gates
4. Michelle Obama, Zonja e pare e Shtepise se Bardhe
5. Hillary Clinton, Personalitet dhe Filantropiste
6. Sheryl Sandberg, Shefe ekzekutive e operacioneve ne Facebook
7. Christine Langarde, Drejtoreshe e pergjithshme e FMN
8. Janet Napolitano, Sekretare e Departamentit te Sigurise, SHBA
9. Sonia Gandhi, Presidente e Kongresit Kombetar Indian.
10. Indra Nooyi, CEO ne PepsiCo

Gratë më të fuqishme

Njerëzit më të fuqishëm në botë

Sipas një liste të publikuar nga Forbes, personat me të fuqishëm në botë janë si më poshtë:

1. Barac Obama, President i SHBA, 51 vjeç
2. Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë, 58 vjeç
3. Vladimir Putin, Kryeministër i Rusisë, 60 vjeç
4. Bill Gates, Themelues i Microsoft, 57 Vjeç
5. Papa Benedicti XVI, 86 vjeç
6. Ben Bernanke, Kryetar i Rezevave Federale 59 vjeç
7. Abdullah Bin Abdul Aziz al Saud, 88 vjeç
8. Mario Draghi, President i Bankës Qëndrore Europiane, 65 vjeç
9. Xi Jiping, Sekretar i Përgjithshëm i partisë Komuniste në Kinë, 60 vjeç
10. David Cameron, Kryeministër i Anglisë, 46 vjeç

Barac Obama

Qytetet ku janë hapur më shumë vende pune

Qytetet ku janë hapur më shumë vende pune

Megjithëse në këtë periudhë shpresat për një vend pune pothuaj te cdo individ në botë sa vijnë dhe shuhen për shkak të gjendjes ekonomike dhe shkurtimeve të ndryshme që ndodhin herë pas here, Forbes ka arritur të listojë 10 qytetet në të cilat ka më shumë vende pune të hapura.
1. New York
2. Washington D.C
3. San Jose
4. San Francisco
5. Boston
6. Chicago
7. Los Angeles
8. Houston
9. Atlanta
10. Dallas

New York

Suvenirë të Apollo-s në New York: Një shitje e gjitha “hapësinore”

Le të themi të vërtetën kush nuk do donte të kishte në shtëpi një suvenir hapësinor të vërtetë? Ndoshta dorashkën e një kosmonauti, ose dhe vetëm një foto të autografuar të protagonistëve të misionit Apollo? Më në fund të apasionuarit e stronautikës kanë një mundësi për të marrë një pjesë nga hapësira. Shtëpia e ankandeve në Londër Bonhams ka mbajtur në New York një ankand i gjithi i dedikuar historisë së astronautikës dhe aviacionit. Që nga vëllerëzit Wright  deri tek Apollo 15, në katallogun e Bonhams është e mundur të gjesh një minierë të vërtetë pjesësh origjinale. Pa dyshim shumë objekte kanë çmime me të vërtetë astronomike, por është e mundur të gjesh edhe gjëra me shifra më të përmbajtura. Bëhet fjala gjithsesi për një mundësi unike në llojin e saj, e bërë e mundur nga një ligj i shpallur kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara.

http://www.repubblica.it/tecnologia/

Apollo

 

 

Mercedes shkurton 1.000 vende punë për administratën

Mercedesi ka ndërmend të shkurtojë mbi një mijë vende pune përveç sektorit të prodhimit.

Lajmi vjen nga ‘Manager Magazine’, sipas të cilës shkurtimet janë kërkuar nga presidenti i Daimler, Dieter Zetsche, në kuadër të programit të kursimeve “Fit for Leadership” dhe lidhen me sektorin e shpërndarjes, personelit dhe financën. Objektivi i parashikuar është që të arrihet nga 2015 e tutje fitim rreth 10% mbi taksat.

Për të bërë të mundur këtë, shkruan gazeta, Mercedesi duhet të shtojë shitjet, që vitin e shkuar prekën një maksimum historik dhe në 2013 duhet të shtohen akoma deri në 1,58 milionë makina, ndërsa në 2015 Zetsche mendon të kalojë kuotën e 1,8 milionëve. Ndërkohë Daimler do t’i paguajë këtë vit çdo punonjësi(për punën e kryer në 2012) një bonus prej 3200 Euro, i treti nga madhësia që prej 1997.

Burimi: http://www.agi.it/economia/notizie/

mercedes

Gjermania sulmon ECB: “Italianët më të pasur se gjermanët”

Akuza të rënda mbi Bankën Qëndrore Europiane (ECB) vijnë nga e përditshmja me influencë liberalkonservatore “Frankfurter Allgemeine”. Sipas një shërbimi të investigative reporting, ECB zotëron të dhëna të sakta mbi pasuritë mesatare të çdo vendi të Eurozonës, por pret t’i publikojë sepse sipas burimeve të bankave qëndrore ka frikë t’i publikojë tani, para vendimeve politike mbi një program ndihmash për të ndihmuar Qipron pasi mund të ndikojë negativisht zgjedhjen.

Nga të dhënat sipas burimit të bankës “Credit Suisse”, rezulton që italianët kanë një pasuri mesatare prej 165 milionë euro për frymë, për çdo të rritur, gjermanët janë në kuotë 135 milionë.

Jo vetëm kaq por rezulton se Qipro me 87 milionë euro është më “i pasur” se Spanja (81), se Greqia (70) dhe Portugalia (60 milionë euro). Shteti me pasuri më të madhe mesatare është Luksemburgu në kuotë 215 milionë ndërsa në fund të klasifikimit është Sllovakia me 19 milionë.

Burimi: http://www.repubblica.it/economia/

Gjermania sulmon ECB

Ne foto: Presidenti i ECB, Mario Draghi

BE, dakort për ndihmën ekonomike për Qipron

Plan prej 10 miliardë, tërheqje nga depozitat

Ministrat e Financës së vendeve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë qipriote. Shuma do të jetë maksimumi prej 10 miliardë euro. Shpërthen një tërheqje e forcuar në llogaritë bankare prej 6,75% dhe 9,9% për aksionet përkatësisht nën dhe mbi 100 milionë euro. Për herë të parë në historinë e shpëtimeve brenda Bashkimit Evropian bëhet e mundur një masë e tillë. Goditen qytetarët, por edhe zotësuesit e depozitave të huaja të mbledhura në vite për të shfrytëzuar favorizimin në taksa, në radhë të parë nga Rusia.

http://www.repubblica.it/economia/

BE, Qipro

Miliarderët, kalim historik i vendeve orientale, janë më shumë në Azi se në Evropë dhe USA

Një ndryshim në klasifikimin e Paperonëve (e më të pasurve në botë). Renditja në fjalë quhet “Hurun Global Rich List”, e realizuar nga një grup editorial kinez dhe është publikuar nga gazeta australiane “Daily Telegraph”. Ajo i përmbys të dhënat e mbledhura në fund të vitit 2012 nga revista “Forbes”. Janë më shumë miliardë në Azi se në Perëndim, 608 përkundrejt 440 të Amerikës së Veriut ose 326 të kontinentit të vjetër. Midis shteteve dominon Kina, që e vetme sfidon Evropën me 317 të pasur.

Të dhënat, thekson Rupert Hoogewerf, autor i raportit, konfirmojnë që ndryshimet ekonomike që kanë spostuar fuqinë ekonomike të planetit në Azi reflektohen edhe tek “Ultra” të pasurit. Renditja “Hurun” është kontradiktore me klasifikimin e publikuar në vitin 2012 nga revista “Forbes”, sipas të cilës numri i miliarderëve nga Amerika e Veriut ishte 450, nga Azia ishte 315 dhe nga Evropa ishte 310. Siç shihet shifrat mbi të pasurit në Amerikë dhe Evropë janë pak a shumë të njëjta në të dy renditjet, por të pasurit e Azisë janë dy herë më shumë në renditjen e përgatitur nga grupi “Hurun” sesa nga revista “Forbes”. Është e ligjshme të mendohesh se në Azi i njohin me mirë dhe mund t’i identifikojnë më lehtë, shkruan gazeta “Telegraph”, e barazvlefshme me një goditje për Amerikën, që për dyqind vjet ka qenë vendi më i mirë për të krijuar shpejt pasuri të jashtëzakonshme.

Një ngushëllim i pjesshëm për pjesën tjetër të botës, është një aziatik i vetëm midis 10 burrave më të pasur në botë, të tjerët janë 5 amerikanë, tre evropianë dhe një meksikan. Këtij të fundit, Carlos Slim, mbret i komunikimit dhe medias, i referohet një pasuri prej 66 miliard dollarësh. Pas tij investuesi amerikan Warren Buffet, spanjolli Amancio Ortega (krijues i Zara-s), Bill Gates, francezi Bernard Arnault, amerikani Larry Ellison, kinezi Li Ka-Shing, amerikanët Charles dhe David Koch, dhe francezja Liliane Bettencourt, e vetmja femër në “top ten” . Është një qytet gjeografisht evropian, edhe pse jashtë BE-së, qyteti me numrin më të madh të miliarderëve është Moska, ku jetojnë 76. Më pas vijnë Nju Jork me 70, Hong Kongu me 54 dhe Pekini me 41.

paperino

Banka Qëndrore e Australisë në shënjestër të hacker-ave

Banka e Kursimeve e Australisë ka raportuar që ka qenë shënjestër e sulmeve. Sipas raportit të dokumentuar, incidentet e piraterisë datojnë që prej vitit 2011. Sipas bankës asnjë e dhënë nuk ka humbur dhe sistemi nuk është korruptuar, por nuk ka komentuar në raport për sulmet me origjinë nga Kina (Kina shpesh është fajësuar për krime të ngjashme, duke sulmuar kryesisht të dhëna me përmbajtje ekonomike.).

Siguria e lartë në sistem ka izoluar sulmet dhe ka ndaluar përhapjen e viruseve në rrjetin bankar.

Sipas një investigimi nga Austrilian Financial Review, “malware” i përdorur ka qenë një e-mail me titull “Strategic Planning FY2012”, i cili ju ishte dërguar anëtarëve të stafit. Shumë prej anëtarëve e hapën e-mail-in, i cili përmbante një aplikacion kërcënues për sistemin.

bankaAustralise

http://www.bbc.co.uk/news/business