Si plotësohet formulari A1 dhe A1Z

Formulari A1 plotësohet nga të gjithë maturantët e vitit shkollor 2011-2012. Ashtu si në vitet e tjera provimet e maturës do të jenë Letërsia, Matematika dhe provimet me zgjedhje. Nëse vitin e kaluar maturantëve u duhej që të zgjidhnin vetëm 2 lëndë me zgjedhje, këtë vit ata do të zgjedhin deri në 3 lëndë në varësi të dëshirës së tyre, por edhe për të plotësuar numrin e krediteve. Çdo maturant mund të zgjedhë gjithashtu deri në 2 gjuhë të huaja, me kusht që njëra të jetë si gjuhë e parë e huaj që ka 10 kredite dhe tjetra të jetë si gjuhë e dytë e huaj që do të ketë deri në 6 kredite. Gjithashtu, maturantët duhet të zgjedhin lëndët dhe në kriterin që ka përcaktuar ministria që duhet të marrin minimumi deri në 8 kredite. Maturantët duhet të zgjedhin minimum 1 lëndë nga kurrikulat me zgjedhje pavarësisht nëse i është ofruar ose jo nga shkolla gjatë viteve të shkollimit.

 

Rregullat për formularin A1

  1. 1.Formulari A1 plotësohet me stilolaps dhe me shkronja të mëdha të shtypit.
  2. 2.konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe maturanti humbet të drejtën e regjistrimit.
  3. 3.Në rast se maturanti ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër Formular A1, brenda afatit të dorëzimit, duke bërë të pavlefshëm dhe duke e asgjësuar formularin e plotësuar gabim.
  4. 4.Pas plotësimit, kontrollohet me kujdes për saktësinë dhe më pas firmoset nga maturanti, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës.
  1. Të dhënat të shënohen në përputhje me dokumentin e identifikimit.
  2.  Emrat a mbiemrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç) të shkruhen saktësisht si në dokumentin e identifikimit.
  3. Gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni, p.sh: Gjimnazi 2012, në tabelë ka indeksin 04, në formular ju do shënoni numrin 04 dhe jo emrin e gjimnazit.

 

 

Formulari A1Z

Formulari A1Z plotësohet, për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012, nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011 – 2012. Këtë formular e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit. Kjo nuk do të thotë që të gjithë maturantët që kanë mbaruar në vitet e kaluar do të kenë të drejtë ta plotësojnë por do ti përmbahen rregullave të mëposhtme. Afatet e përcaktuara për maturantët e këtij viti vlejnë dhe për këtë grup maturantësh që do të thotë se datat 20 shkurt-10 mars është kohë në dispozicion për tu plotësuar.

 

Rregullat për Formularin A1Z

  1. 1.ID që maturanti/kandidati ka pasur në Maturën Shtetërore para vitit 2012. Nëse jeni pajisur dy a më shumë herë me ID, të shënohet në kutinë e parë vetëm ID e vitit të fundit. Në qoftë se nuk keni pasur ID, kutia para “JO”-së, plotësohet me X.
  2. 2.Maturanti/kandidati nuk lejohet të rijapë provimet me zgjedhje të detyruar, nëse ka rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tij janë nën 4.50. Në rast se maturanti/kandidati e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë/lëndët në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012.
  3. 3.Nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e para vitit 2012 dhe në tjetrën keni marrë më pak se sa 4.50, atëherë, në listën e lëndëve me zgjedhje, duhet të qarkoni një lëndë, në përputhje me kriterin e plotësimit të 8 krediteve të parashikuara në Udhëzimin Nr 40, datë 12.10.2011. Nëse lënda që keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni, në listën e lëndëve me zgjedhje, mund të jetë edhe gjuhë e huaj e dytë, por e ndryshme nga ajo që do të mbartni.