Kuotat e propozuara nga Universiteti i Tiranës

Universiteti Fakulteti Nr. Programit Emërtimi I Programit Kuotat
Universiteti i Tiranës Historisë dhe Filologjisë 001 Histori 120
Universiteti i Tiranës Historisë dhe Filologjisë 002 Gjeografi 120
Universiteti i Tiranës Historisë dhe Filologjisë 003 Gjuhë – Letërsi 120
Universiteti i Tiranës Historisë dhe Filologjisë 004 Gazetari 85
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 005 Biologji 150
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 006 Bioteknologji 80
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 007 Matematikë 80
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 008 Fizikë 100
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 009 Informatikë 300
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 010 Kimi 80
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 011 Kimi dhe Teknologji Ushqimore 80
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 012 Kimi Industriale dhe Mjedisore 80
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 013 Inxhinieri Matematike dhe Informatike 80
Universiteti i Tiranës Shkencave Natyrore 014 Teknologji Informacioni dhe Komunikimi 200
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 015 Gjuhë Angleze 180
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 016 Gjuhë Frënge 110
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 017 Gjuhë Gjermane 110
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 018 Gjuhë Italiane 120
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 019 Gjuhë Greke 60
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 020 Gjuhë Turke 60
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 021 Gjuhë Ruse 60
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 022 Gjuhë Spanjolle 70
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 023 Gjuhë Angleze (Kukës) 40
Universiteti i Tiranës Gjuhëve të Huaja 024 Gjuhë Angleze (Sarandë) 70
Universiteti i Tiranës Shkencave Sociale 025 Psikologji 100
Universiteti i Tiranës Shkencave Sociale 026 Punë Sociale 100
Universiteti i Tiranës Shkencave Sociale 027 Filozofi 100
Universiteti i Tiranës Shkencave Sociale 028 Sociologji 75
Universiteti i Tiranës Shkencave Sociale 029 Shkenca Politike 100
Universiteti i Tiranës Shkencave Sociale 030 Administrim dhe Politika Sociale 100
Universiteti i Tiranës Ekonomisë 031 Administrim-Biznesi 410
Universiteti i Tiranës Ekonomisë 032 Ekonomiks 70
Universiteti i Tiranës Ekonomisë 033 Financë 410
Universiteti i Tiranës Ekonomisë 034 Informatikë Ekonomike 160
Universiteti i Tiranës Ekonomisë 035 Administrim-Biznesi (Kukës) 100
Universiteti i Tiranës Ekonomisë 036 Administrim-Biznesi (Sarandë) 150
Universiteti i Tiranës Mjekësisë 037 Mjekësi e Përgjithshme 220
Universiteti i Tiranës Mjekësisë 038 Farmaci 120
Universiteti i Tiranës Mjekësisë 039 Stomatologji 120
Universiteti i Tiranës Mjekësisë 040 Shëndet Publik 40
Universiteti i Tiranës Infermierisë 041 Infermieri e Përgjithshme 250
Universiteti i Tiranës Infermierisë 042 Mami 60
Universiteti i Tiranës Infermierisë 043 Teknik Laboratori 50
Universiteti i Tiranës Infermierisë 044 Fizioterapi 50
Universiteti i Tiranës Infermierisë 045 Logopedi 30
Universiteti i Tiranës Infermierisë 046 Imazheri 60
Universiteti i Tiranës Infermierisë 047 Infermieri e Përgjithshme (Kukës) 100
Universiteti i Tiranës Infermierisë 048 Infermieri e Përgjithshme (Sarandë) 100
Universiteti i Tiranës Drejtësisë 049 Drejtësi 550
Totali 6180

Etapat e Maturës Shtetërore

Rregullorja

Pas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, në lidhje me procedurat dhe datat e regjistrimeve që ka dal në fillim të shkurtit botohet edhe rregullorja e Maturës Shtetërore. Në edicionet e mëparshme të Maturës Shtetërore, rregullorja ka pasur çdo vit ndryshime të vogla, por në thelb ka qenë e njëjtë.
Në të përcaktohen rregullat e provimit, mënyra se si duhen plotësuar tezat, përqindja e pyetjeve me zgjedhje dhe me zhvillim, ato çka nuk duhet të bëjë maturanti gjatë provimit, të drejtat e tij dhe detaje të tjera, që përbëjnë në vetvete mekanizmin funksionues të Maturës Shtetërore. Rregullorja bëhet publike në të gjitha shkollat e mesme të vendit, si edhe në media dhe përmban gjithashtu edhe datat e provimeve të detyrueshme dhe të provimeve me zgjedhje.

 Programet orientuese

Në fund të muajit shkurt, Ministria e Arsimit ka bërë publike edhe programet orientuese për të gjitha lëndët që mund të jepen provim në Maturën Shtetërore. Këto programe orientuese përmbajnë të gjitha mësimet nga ku mund të ketë pyetje në provimet e detyruara, ose ato me zgjedhje të maturës, si edhe kapitujt që nuk jenë pjesë e provimeve.
Programet orientuese janë të ndara, jo vetëm sipas lëndëve, por edhe sipas profileve të shkollave. Kështu, maturantët e një shkolle të mesme të përgjithshme shkolle të mesme tekniko-profesionale, apo shkolle artistike, kanë programe të ndryshme orientuese, pasi kenë edhe provime të ndryshme gjatë Maturës Shtetërore.

 Formulari A1

Muaji mars është edhe muaji i vendimeve të mëdha. Në fillim të këtij muaji deri në mes të tij, shpërndahet për plotësim Formulari A1, që shërben për të përcaktuar lëndët që maturanti zgjedh për të dhënë provim. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës shpërndajë në të gjitha shkollat e mesme të vendit formularët, të cilët pasi të plotësohen, rigrumbullohen në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve në Tiranë, për t’u hedhur në bazën e të dhënave. Në këtë formular përcaktohen lëndët me zgjedhje që japë maturanti, të cilat janë dy. Vitet e kaluara është kthyer në traditë, që lënda më e preferuar të jetë anglishtja, pasi ka pasur koeficiente maksimale për të gjitha shkollat e larta. Këtë vit janë lëndët e thelluara ato me koeficientë maksimal, ndonëse edhe anglishtja ka koeficientë sërish të lartë. Ndërkohë, maturantët nuk kenë mundësi për dublikatë, në rast se plotësojnë gabim Formularin A1, e për këtë arsye, ata kenë mundësi të provojnë në fotokopje të formularëve, përpara plotësimit përfundimtar.

 Koeficientet

Fundi i muajit mars dhe fillimi i muajit prill është një tjetër etapë e rëndësishme për maturantët. Kjo, pasi ata mësojnë se cilat lëndë dhe shkolla kanë koeficiente më të larta në fakultetet që dëshirojnë. Në bazë të këtyre rezultateve, maturantët duhet të plotësojnë Formularin A2, i cili shpërndahet pas provimeve të detyrueshme.
Specialistët shprehen se maturantët duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e lëndëve me zgjedhje dhe degëve ku konkurrojnë, pasi nëse zgjedhin degë dhe fakultete që nuk kanë koeficiente maksimale, kanë shumë më pak shanse për të fituar. Në disa raste këto shanse janë zero, sipas tyre, sidomos kur një maturant që përzgjedh lëndë natyrore tenton të fitojë një shkollë shoqërore, ose anasjelltas.

 Guida dhe degët e veçanta

Në muajin maj shpallet Guida e Maturës Shtetërore, që përmban të gjitha të dhënat e maturantëve, rregulloret, udhëzimet, koeficientet dhe detaje të tjera, e që shpërndahet në çdo shkollë të mesme në vend. Kjo guidë përbën një bazë reference për të gjithë maturantët, në mënyrë që të kuptojnë mënyrën e funksionimit të Maturës Shtetërore, për të mos pasur probleme gjatë procedurave të provimeve.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë bëhen të ditura edhe kriteret e shkollave, përveç rezultateve të Maturës, kanë edhe konkurse të veçanta. Kështu, Arkitektura, Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve dhe Universiteti Ushtarak “Skënderbej” bëjnë të ditur se cilat janë kriteret shtesë që nevojiten për pranimin e studentëve të rinj.

 Formulari A2

Pas kësaj etape maturantët duhet të plotësojnë Formularin A2. Në këtë formular përcaktohen 10 degët ku aplikon maturanti në rend numëror. Koeficientet dhe rezultatet e provimeve të detyruara janë elementet kryesore që duhen marrë parasysh gjatë plotësimit të formularit.
Formulari A2 shpërndahet në të gjitha shkollat e mesme në fund të muajit maj dhe afati i plotësimit të tij është një javë. Nëse maturantët nuk plotësojnë këtë formular, ata automatikisht nuk përfshihen në konkursin për shkollat e larta publike në vend, por gjithsesi kenë mundësi të japin provimet me zgjedhje.

 Provimet e detyrueshme

Muaji korrik jetë edhe vendimtar për maturantët. Javën e fundit të qershorit, të gjitha shkollat duhet të zhvillojnë konsultime me të gjithë nxënësit për dy provimet e detyruara dhe po aq me zgjedhje. Këtë vit, duke qenë se të gjitha provimet jepen në një ditë, konsultimet bëhen të grupuara sipas lëndëve që kanë përzgjedhur nxënësit. Provimet bëhen në datat e caktuara dhe rezultatet dalin një javë më pas.

Këto provime përmbajnë 20 pyetje të përzgjedhura nga fondi i përgjithshëm i pyetjeve për provimet e Maturës Shtetërore. Testet me zgjedhje jenë nga lëndët e përcaktuara në Formularin A1.
Për çdo maturant, i cili është i pakënaqur me rezultatet e tij të maturës, ai ka mundësi që të marrë provimin e tij. Sipas Maturës Shtetërore, çdo pjesëmarrës në provimet shtetërore si ato me zgjedhje dhe ato me detyrim, pas shpalljes së rezultateve të provimit, ka të drejtë të kërkojë një kopje të testit që ai ka zhvilluar, me rezultatet përkatëse të vlerësimit. Për të marrë kopjen e testit të zhvilluar, maturantët duhet që brenda 7 ditëve pas shpalljes së rezultateve të provimit të paraqesë para Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore një kërkesë.
Pas shpalljes së rezultateve të provimeve dhe renditjes së maturantëve sipas degëve dhe preferencës së tyre, përfundon Matura Shtetërore dhe nis procedura e regjistrimit.

Degët e sigurta për një vend në universitet

Cilat janë degët që duhet të përzgjidhni, nëse rezultatet në Maturën Shtetërore nuk kanë qenë të kënaqshme. Nëse në provimet e Maturës Shtetërore nuk dilni aq mirë sa prisnit apo edhe nëse mesatarja juaj nuk është e kënaqshme, kjo nuk do të thotë që keni mbetur pa shkollë. Krejt e kundërta, në dy vitet e fundit të maturës, më të dobëtit e këtij institucioni e gjetën një vend në universitet, në ndryshim nga shumë të tjerë që kishin rezultate të mira, dhe kjo për një fakt të thjeshtë: zgjedhjen e duhur të degëve në formularin A2.

Në disa degë universitare, hyrja është e sigurt. Kështu, nëse do të aplikoni për Gjuhë Angleze, Biologji-Kimi në Universitetin e Gjirokastrës, Gjermanisht në atë të Elbasanit, Matematikë në Vlorë apo Hortikulturë e Teknologji të Prodhimit Bimor apo edhe Matematikë-Fizikë në Korçë, pranimi juaj në universitet është pothuajse i sigurt. Kjo, pasi gjatë viteve të kaluara, në këto degë nuk është arritur të plotësohen asnjëherë kuotat e vendosura në dispozicion nga qeveria, duke bërë që të hyjnë edhe maturantë që kanë marrë më pak se 4 në provimet me zgjedhje (çka ka ndryshuar këtë vit).

“Maturashteterore.com” boton degët që cilësohen “të sigurta” nga specialistët për të mundësuar një vend universitar, në rastin më fatkeq, pra që nuk arrini degët që dëshironi. Këto degë (më saktë dy ose tri prej tyre) sugjerohen nga specialistët që t’i rendisni në fund të dhjetëshes së degëve që duhet të përzgjidhni në formularin A2.

Në renditjen e mëposhtme kemi përzgjedhur 20 degët, nga më “e sigurta” në atë që duhet të përzgjidhet nga maturantë që mesatarja e kalon pesën. Megjithatë, nëse koeficientët tuaj janë maksimalë për degët e mëposhtme, hyrja në njërën prej tyre konsiderohet e sigurt nga specialistët, të pyetur nga “Maturashteterore.com”.

Në listën e 20 degëve të gjitha janë degë të universiteteve të rretheve, ku si çdo vit kërkesat janë më të pakta dhe nga maturantë që nuk kanë mesatare të lartë. Për sa u përket tri universiteteve kryesore të Tiranës, degët më pak të preferuara, por njëkohësisht më “të sigurta” janë Zootekni e Biznes Blegtoral në Universitetin Bujqësor, Gjuha Turke në Universitetin e Tiranës dhe Inxhinieri Materiale tek Politekniku, ku pranimi për këtë vit pritet të jetë me nota mesatare të të gjitha provimeve të maturës, përfshi edhe mesataren e shkollës së mesme 5, 5.5 dhe 6 përkatësisht, nëse keni koeficientë maksimalë.

U. I GJIROKASTRËS Gjuhë Angleze 1464
U. I GJIROKASTRËS Biologji-Kimi 1815
U. I ELBASANIT Gjermanisht 1999
U. I VLORËS Matematikë 2002.6
U. I KORÇËS Hortikulturë 2008.5
U. I KORÇËS Teknologji e Prodhimit Bimor 2020
U. I KORÇËS Matematikë – Fizikë 2083.2
U. I SHKODRËS Gjermanistikë 2109
U. I GJIROKASTRËS Matematikë-Informatikë 2163
U. I KORÇËS Agroushqim Inxh. Agronom 2217.5
U. I SHKODRËS Frëngjisht 2231.1
U. I GJIROKASTRËS Gjuhë Italiane 2320
U. I GJIROKASTRËS Cikli i Ulët Parashkollor 2437
U. I GJIROKASTRËS Matematikë-Fizikë 2498
U. I GJIROKASTRËS Gj. Letërsi dhe Qytetërim Grek 2608
U. I ELBASANIT Frëngjisht 2619.1
U. I KORÇËS Matematikë – Informatikë 2819
U. I GJIROKASTRËS Cikli i Ulët 3021.2
U. I VLORËS Teknologji informacioni 3072.5
U. I VLORËS Inxhinieri Navigacioni

3170.7