Këshilla për kujdesin e syve për përdoruesit e kompjuterit

Pas çdo 20 deri në 30 minuta punë para kompjuterit, shikoni një objekt të largët dhe mbyllini sytë disa herë. Njerëzit kanë tendencë për të ulur kopsitjen e syve kur janë duke punuar në kompjuter. Kjo mund të çojë në tharjen e syve. Mundohuni t’i mbyllni sytë 12 deri 15 herë çdo minutë. Bëni ushtrime për sytë në intervale të shpeshta. Gjithçka që duhet të bëni është thjesht të mbyllni sytë disa herë, pastaj t’i rrotulloni në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtimin e kundërt

Keshilla per perdoruesit e kompjuterit.

Sipas studimeve, të hash një banane në ditë rrit imunitetin

Sipas një kërkimi shkencor japonez, një banane me pika të zeza prodhon një substancë të quajtur TNF (Tumor Necrosis Factor), e cila ka aftësinë për të luftuar qelizat jonormale. Sa më të errëta të jenë pikat e zeza aq më tepër rritet cilësia për përmirësimin e imunitetit. Sa me e pjekur të jetë banania, aq më tepër rritet cilësia për qeliza anti-kancerogjene. Banania me pika të zeza është 8 herë më efektive se bananet e verdha apo të gjelbra.

Duke ngrënë një banane në ditë rrisim imunitetin e trupit tonë!

banane

Oazet Huacachina

Ky nuk është një mirazh, por një oaz në jetën reale. Fshati Huacachina i ndodhur në jugperëndim të shkretëtërës së Perusë. Ai është ndërtuar rreth një liqeni, i cili nuk është bërë nga dora e njeriut. Ky fshat tashmë është një ndër destinacionet turistike.

Oazet

iPhone dhe iOS7 i ri

Sipas analsitëve dhe specialistëve të fushës, modeli tradicional “s” midis dy gjeneratave të smartphone-ve Apple kësaj rradhe nuk do të jetë. Pra, iPhone 5s, që pritet prej shumë vetësh, si pasardhës i modelit aktual 5 me shumë mundësi nuk do të dali në treg,dhe Cupertino mund të vendosi të nxjerri direkt modelin 6. Por parashikimet në këtë dretim janë pak të mjegullta, edhe pse nga burime të tjera informazione mbi mundësinë e daljes së një iPhone Mini, me çmim midis 250 dhe 300 dollarëve. Ekziston një fluks i tretë informacionesh sipas të cilit iPhone 5s është bërë realitet, me prototipe që qarkullojnë, pak të ndryshëm brenda në krahasim me aktualët. Data e daljes jo e sigurtë, varet nga modelet që do të nxirren realisht: iPhone-t e rinj do të dalin para verës në rastin e modeleve Mini, dhe më pas në rastin e modeleve 5s/6. Por gjenerata e ardhshme të telefonave Apple mund edhe të fusë në format të lëvizshëm, të renë që bëri të famshëm iMac-ët në vitet 90: ngjyrën. Apple është duke përgatitur versionin me ngjyra të chassis-ëve të smartphone-ve, pas një kolaudimi në fushën e iPod Touch të gjeneratës së fundit. Midis gjithë fjalëve kjo duket si më e mundshmja, por si zakonisht me Apple asgjë nuk është e sigurtë deri në prezantimin final. Dhe nëse do të ekzistojë një iPhone Mini, nuk është e thënë që shpërthimi i ngjyrave nuk do të arrijë deri aty. Me siguri pothuajse të plotë, Apple në 2013 do të sjellë versionin 7 iOS-it në dispozitivët e lëvizshëm. Os mendohet që do të prezantohet përpara verës, gjatë konferencës botërore të programatorëve. Ndërkohë, App Store ka prekur shifrën prej 40 miliardë download-esh, prej të cilave gjysma vetëm në 2012, duke përjashtuar nga llogaritja azhornamentet dhe download-imet e dyfishta. Një shifër “e pastër” store-in dixhital me më shumë aplikacione në botë, e ndjekur por me shumë distancë nga Play Store i Google.

iPhone dhe iOS7

11 mësime nga Bill Gates

Bill Gates së afërmi ka mbajtur një fjalim mbi 11 gjërat që nuk t’i mësojnë asnjëherë në shkollë. Këto mund t’i mësosh vetëm gjatës jetës..

  1. Jeta nuk është e drejtë- mësohu me këtë gjë.
  2. Botës nuk i intereson vetvlerësimi yt. Të tjerët presin nga ty të përmbushësh disa objektiva, të realizosh disa detyra dhe pas kësaj mund të ndihesh mirë me veten.
  3. Mos pretendo që sapo të dalësh nga bankat e universitetit të fitosh 60 000$ në vit (flasim për SHBA-në këtu J ) Nuk do të bëhesh direct zv President.
  4. Nëse mendon se mësuesit apo prindërit kanë qënë të ashpër me ty, prit sa të përballesh me shefat.
  5. Asnjë punë nuk e ul dinjitetin tënd. Në jetë cdo ofertë për punë përbën një mundësi edhe nëse të kërkojnë të punosh në një fastfood.
  6. Në qoftë se i bën gjërat lëmsh, nuk e kanë fajin prindërit e tu, kshuqë mos rri duke iu ankuar atyre, por mëso nga këto gabime dhe vazhdo përpara.
  7. Para se ti të lindje, prindërit e tu nuk ishin kaq të mërzitshëm sa të duken tani. Kjo ju ndodhi kur filluan të paguanin faturat e tua, të të lanin rrobat dhe teksa të dëgjonin kur iu thoje se sa cool të duket vetja. Kshuqë para se të fillosh e të ankohesh  se sa jo  të mirëkuptueshëm janë prindërit e tu, fillo njëherë dhe pastro dhomën tënde
  8. Mbase në shkollë ia dole që edhe në rastet kur nuk e merrje një provim, gjithmonë ekzistonte  mundësia ta përsërisje derisa ta merrje. Në jetë nuk ka mundësi të dyta.
  9. Jeta nuk është e ndarë në simestra. Nuk ke pushime verore për të “marrë veten” dhe ti riktheshesh prapë shkollës.
  10. Televizoni nuk përfaqëson jetën reale. Në jetën reale njerëzve iu duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë  në punë.
  11. Behu i sjellshëm edhe me “budallenjtë”. Shancet janë që të paktën një herë në jetë të duhet të punosh me një të tillë.                                                                                    bill gates

Papunësia e të rinjve, ECB: “Nevojiten reforma”

Për Bankën Qëndrore Europiane (ECB), qeveritë duhet të ndeshen shumë shpejt me papunësinë e të rinjve.

“Janë të nevojshme ,– thuhet në buletinin mujor – reforma për të krijuar mundësi të reja”, duke promovuar një ekonomi dinamike dhe konkuruese. Përsa i përket perspektivave së ripërtëritjes, Banka Qëndrore hedh hipotezën se do të jenë të dukshme “në tremujorin e dytë”, duke mbetur rreziku i rënies për shkak të  një ekzekutimi “të avashët ose të pamjaftueshëm” të reformave strukturore.

Burimi: http://www.tgcom24.mediaset.it/economia

papunësia e të rinjve

Bota në shifra

Sipas të dhënave të përpunuara nga gazeta “The Economist”, vendi më i mirë në të cilin duhet të lindësh në vitin 2013 është Zvicra.

Indeksi i kualitetit të jetës llogaritet përmes ndjesisë së kënaqësisë së deklaruar nga disa indikatorë objektivë (gjeografikë, demografikë, ekonomikë) dhe e shikon territorin zviceran në majë të klasifikimit, jo vetëm në nivel të ardhurash, por edhe besimi në institucionet, në siguri dhe në indikatorë të tjerë.

Pas Zvicrës vijnë Australia, Norvegjia dhe Suedia. E fundit në klasifikim është Nigeria.Bota ne shifra